Newcastle piketon mbrojtësin e Barcelonës

Newcastle piketon mbrojtësin e Barcelonës

19:24, 13/10/2021

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, mund të jetë afrimi i parë i drejtuesve të rinj të Newcastle.

Klubi anglez kërkon përforcime në mbrojtje dhe për ta transferuar që në janar lojtarin, ka nisur menjëherë bisedimet me katalanasit.

Drejtuesit e klubit nuk duan të bëjnë çmenduri që në merkaton e dimrit, pasi në verë kanë projektuar goditje të mëdha dhe për këtë mënyrë profili i Lenglet duket më i përshtatshmi për skuadrën.

Sipas mediave spanjolle, dëshira e 26-vjeçarit është të qëndrojë te katalanasit, por duke parë vështirësitë që po përballet klubi dhe që minutazhin dhe i tij në fushën e lojës është i pakët, futbollistit me shumë mundësi do të pranojë kalimin në “St. James’ Park”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco