Mesfushori i Real Madridit drejt kalimit në Premier League

Mesfushori i Real Madridit drejt kalimit në Premier League

18:10, 13/10/2021

E ardhmja e Isco vazhdon të mbetet në pikëpyetje te Real Madridi.

Mesfushori, i cili këtë sezon është aktivizuar gjashtë herë nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interes Evertoni.

Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez, kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë.

Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që në janar dhe Everton është klubi që po avancon në tratativat për ta marrë lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco