Tchouameni në radarin e Real Madridit

Tchouameni në radarin e Real Madridit

14:42, 12/10/2021

Aurelien Tchouameni ka pasur një fillim të sezonit mbresëlënës me Monakon dhe Francën, teksa mesfushori  ka tërhequr vëmendjen nga Real Madridi, si dhe klube të tjera evropiane.

Fokusi i madrilenëve mbetet te Kylian Mbappe. Kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe Real Madridi do të shpresojë të flasë me të nga 1 janari për të gjetur një marrëveshje, para se t’i përfundoi kontrata në verën e ardhshme.

Tani, Tchouameni është shfaqur si një objektiv i ri, më shumë ai u vërjet nga paraqitja e mirë kundër Spanjës në “Stadio San Siro”, në finalen e Ligës së Kombeve. Mungesa e N’Golo Kantes i hapi derën 21 vjeçarit, teksa ai shfrytëzoi rastin.

Për momentin, Real Madridi ka vetëm Casemiron në atë pjesë të mesfushës, me Antonio Blanco që është si opsion alternativ ndaj brazilianit, shkruan footballitalia.

Monaco shpenzoi 18 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Girondins de Bordeaux në verën e vitit 2019, dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 35 milionë euro tani.

Kontrata e Tchouamenit në Monako zgjat deri në qershor 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco