Robin Krasniqi: Kundërshtarin e mposhta sërish, ndërsa titullin e humba

Robin Krasniqi: Kundërshtarin e mposhta sërish, ndërsa titullin e humba

14:40, 12/10/2021

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi ka reaguar përsëri në lidhje për ndeshjen kundër Dominic Boesel.

Krasniqi me anë të një postimi ka thënë se gjyqtarët e shpallën padrejtësisht fitues Boeselin, transmeton Reporteri.net.

Tutje, boksieri shqiptar u shprehë se kundërshtarin e mposhti përsëri por e humbi titullin.

Robin Krasniqi shkruan se edhe gjyqtari brenda ringut nuk ishte i drejtë pasi e la Boeselin të bëj shumë goditje ilegale pas koke.

Boksieri shqiptar u shprehë se i ka dominuar shumicën e rundeve dhe se ishte boksier më aktiv.

Lexojeni postimin e plotë të Robin Haxhi Krasniqit:

E udhëheqa luften!

Kundërshtarin e mposhta sërish!

Ndërsa titullin e humba!

Miq të dashur,

 

në karrierën time shumëvjeqare si boksier profesionist kam përjetuar shumë zhgënjime, por zhgënjimin më të madhë të jetës time e përjetova të Shtunën e kaluar kur gjyqtarët, padrejtësisht, e shpallën fitues kundërshtarin tim Dominik Boesel.

Për shkak se nga njëra anë, unë i kam dominuar shumicen e raundëve, isha boksieri më aktiv, i pata goditjet më të forta, e trondita kundërshtarin disa herë dhe nga ana tjetër pranova shumë pak goditje, madje fare hiq goditje të fuqishme, është e pamundshme që unë mos të shpallësha fitues. Ky nuk është vetëm mendimi im, por mendimi i shumicës dërmuese në sallë, mendimi i miliona Teleshikuesve (siq po shihet në social media), mendimi i shumë kolegëve dhe trajnerëve si dhe mendimi i shumë ekspertëve e gazetarëve.

 

Krahas gjyqtarëve jashtë ringut, të cilët janë përgjegjës për rezultatin skandaloz kishim të bëjmë edhe me një gjyqtar të papërgjegjshëm brenda ringut, i cili i lejoj dhjetra goditje ilegale të kundërshtarit (goditje mbas koke e goditje me brryl) dhe nuk e dënoj atë me asnjë pikë! Krahas thyerjes së rregullave nga ky i fundit, duhet të thuhet se përzgjedhja e gjyqtarëve nuk ka qen neutrale, prandaj nuk kishte se si të mirej një vëndim i drejtë!

Këto janë fakte që dëshmojnë se vendimi i dy gjyqtarëve dhe i referit as nuk ishin objektive, as neutrale apo të ndershme, prandaj vendime të tilla nuk duhet të gjejn vënd në këtë sport. Kështu mua nuk mund të më mposhtin. Për të drejtën time do të luftoj deri në pikë të fundit, ashtu siq luftoj gjithnjë edhe në ring. Hapin e parë për këtë e kam bërë, kam dërguar ankesë tek federatat përkatëse dhe jam i bindur së në fund të ditës do të triumfon drejtësia!

Ju lutem shikojeni duelin dhe postoni ju te gjithe poashtu mendimet tuaja rreth rezultatit!

Dhe për fund dua ta falendëroj nga zemra Ekipin tim të mrekullueshëm, familjen time, tifozët e mij madhështor dhe sponsorët madhështor (të cilët në ditët e ardhshmë do i përmendi në mënyrë te veçantë). Ju falëmnderit për mbështetjen tuaj madhështore, faleminderit se të gjithë po qëndroni pas meje dhe shumë e shumë falemindeit se po udhëtoni qindra e mijëra kilometra për mua

 

I juaji Robin Krasniqi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco