Bogdani: Jemi afër një ëndrre,  Broja i  ka të gjitha mundësitë për…

Bogdani: Jemi afër një ëndrre, Broja i ka të gjitha mundësitë për…

11:40, 12/10/2021

Erjon Bogdani është i bindur se Shqipëria mund ta mposhtë Poloninë sot në “Air Albania”. Në një për mediat, rekordmeni i golave kuqezi flet për sulmuesin e momentit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja i cili deklaron se është një lojtar që po afirmohet dita-ditës.

Bogdani, si ju duk ndeshja me Hungarinë?

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë, edhe pse të themi të drejtën, ishte një ndeshje shumë e kujdesshme. Për mendimin tim, ishte një ndeshje më ndryshe nga herët e tjera,” u shpreh Bogdani për “Panorama Sport”.

Pse?

“Sepse në fazën mbrojtëse ekipi bëri një punë të shkëlqyer dhe rrezikoi shumë pak. Kam bindjen se në të dyja ndeshjet kundër Hungarisë e kemi merituar plotësisht fitoren, pavarësisht se në të dyja rastet, por sidomos ajo në Budapest, u shënua gol nga veprime individuale të Brojës.”

Si ju duket Broja?

“Një lojtar që po afirmohet dita-ditës. Për mendimin tim, është një lojtar shumë i mirë, një sulmues cilësor që i ka të gjitha mundësitë për të bërë shumë mirë me ekipin kombëtar. Megjithatë, ne që i shohim ndeshjet nga TV duhet të jemi të kujdesshëm edhe me ndonjë kritikë, sepse është një djalë i perspektivës, një djalë që këto dy ndeshje kundër Hungarisë shpëtoi jo vetëm ekipin…”

Çfarë mund të bëjë Shqipëria në ndeshjet e mbetura?

“Jemi afër edhe një ëndrre. Ndeshja me Poloninë do të jetë një ndeshje e vështirë, një ndeshje që mund ta luajmë edhe për ta fituar.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco