Liverpool tenton goditjen në janar, Osman Dembele është dëshira e Klopp

Liverpool tenton goditjen në janar, Osman Dembele është dëshira e Klopp

09:44, 12/10/2021

Liverpooli është duke insistuar në transferimin e Ousmane Dembeles nga Barcelona.

The Reds po planifikojnë që të transferojnë anësori francez qysh në afatin e janarit, por një operacion i tillë do të jetë i vështirë.

Dembele po vazhdon të vuajë nga lëndimet, por Barcelona beson se ai mund të bëhet një lojtar kyç kur luan rregullisht.

Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Liverpooli mund të pres deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ta marrë francezin si lojtar të lirë.

Kontrata e tij skadon pikërisht në qershor të vitit të ardhshëm, dhe lojtari ende nuk ka filluar bisedimet për kontratën e re.

Sulmuesi po pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp, pasi driblimet dhe shpejtësia që ka mund ta ndihmojnë shumë skuadrën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco