E pazakontë, futbollisti emërohet trajner në ekipin ku luan

E pazakontë, futbollisti emërohet trajner në ekipin ku luan

15:42, 06/10/2021

Nuri Shahin cilësohet si një ndër talentet më të mëdha të futbollit në kohën kur shpërtheu te Borusia e Dortmundit.

Pika kulmore e turkut ishte transferimi te Real Madrid në vitin 2011, por qe ishte një dështim i  vërtetë pasi Shahin luajti vetëm 4 ndeshje me fanellën e madrilenëve. Shkak u bënë dëmtimet e shumta që i kushtëzuan karrierën e cila filloi të binte dalëngadalë në nivele të ulta.

Së fundmi, 33-vjeçari aktivizohet prej një viti te skuadra turke e Antaliasporit ku luan rregullisht megjithëse forma e tij nuk është ajo e mëparshmja. Klubi turk ka vendosur ta emëroje Nuri Shahin si trajnerin e skuadrës pas shkarkimit të Ersun Janal. Motivi janë rezultatet e dobëta që ka arritur klubi në startin e sezonit duke u renditur në vendin e 14-të në kampionat me 8 pikë pas 8 ndeshjesh.

Karriera dhe emri i japin privilegjin Nuri Shahin të ketë autoritet në skuadër, gjë e cila do të shtohet dhe me emërimin e tij në krye të klubit. Kjo nuk ndodh shpesh në futboll pasi zakonisht skuadrat tentojnë të marrin trajnerë të huaj apo me eksperiencë, por klubi turk ka menduar një mënyrë origjinalë që mund t’i rikthejë tek rezultatet pozitive në kampionat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco