PSG-ja nuk i ndahet Mbappe, drejtuesit i bëjnë ofertën e radhës sulmuesit

PSG-ja nuk i ndahet Mbappe, drejtuesit i bëjnë ofertën e radhës sulmuesit

15:29, 06/10/2021

Francezi, Kylian Mbappe, e kërkoi largimin që në gusht për t’u transferuar te Real Madrid, por PSG refuzoi të gjitha ofertat dhe atë në vlerë 180 milionë euro.

Sipas “RMC Sport”, PSG është duke përgatitur një ofertë tjetër me presidentin, Al Khelaifi, i cili dëshiron ta bëjë sulmuesin lojtarin më të paguar, edhe para Messi dhe Neymar.

Duke marrë parasysh se Mbappe nuk dëshiron të qëndrojë për shumë vite te PSG, presidenti do i propozojë kontratë afatshkurtër.

Plani është që Mbappe të largojë nga mendja kalimin në “Santiago Bernabeu”, edhe pse nuk do jetë e lehtë ngase vetë klubi ka muaj që punon për ta bindur të rinovojë.

Në rast që refuzon, sulmuesi është i lirë që të nënshkruajë para kontratë me “Los Blancos” që në muajin janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco