Xhudistja e Kosovës kualifikohet në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror

Xhudistja e Kosovës kualifikohet në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror

15:15, 06/10/2021

Xhudistja kosovare, Erza Muminovic, sot ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror U21 të xhudos, që po mbahet në Olbia të Italisë.

Siç ka informuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Erza ka fituar tri duele, ndërsa një tjetër e ka kaluar pa luftë, kategoria -52 kg.

Ekipi i xhudos së Kosovës po paraqitet me dy xhudiste në Kampionatin Botëror U21 të xhudos, Erza Muminovic (-52kg) dhe Fationa Kasapi (-57kg).

Në këtë Kampionat do të marrin pjesë 5 kontinente, 72 shtete, 495 garues, 285 meshkuj dhe 210 femra.

Fationa Kasapi do të ndeshet nesër dhe në ndeshjen e parë do të takohet me ukrainasen, Vladyslava Snitko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco