E FUNDIT/ Nedim Bajrami merr konfirmimin nga KAS, mesfushori do të luaj me Kombëtaren

E FUNDIT/ Nedim Bajrami merr konfirmimin nga KAS, mesfushori do të luaj me Kombëtaren

11:38, 30/08/2021

Një lajm i jashtëzakonisht i mirë vjen për Kombëtaren shqiptare nga KAS-i.  FSHF bën me dije se Nedim Bajrami ka marrë konfirmimin për të luajtur më kuqezinjtë.

Mesfushori i cili aktivizohet te Empoli në Serinë A,  pritet të luajë që në ndeshjen me Poloninë e cila do të zhvillohet ditën e enjte.

Futbollisti do të thirret direkt nga trajneri Reja, teksa gjasat janë të mëdha që Bajramin të debutojë me fanellën kuqezi në sfidën ndaj kombëtares polake.

Njoftimi i FSHF-s: 

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu siҫ ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco