Ju ndalua hyrja 8 vjet në Spanjë dhe burgim 5 vjet, nuk kanë fund telashet për lojtarin e Olimipakos

Ju ndalua hyrja 8 vjet në Spanjë dhe burgim 5 vjet, nuk kanë fund telashet për lojtarin e Olimipakos

10:58, 30/08/2021

Nuk kanë fund telashet për futbollistin portugez të Olimpiakosit, Ruben Semedo. Mediat greke bëjnë me dije së fundmi se mbrojtësi është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçare.

Futbollisti 27-vjeçar, pretendohet se është takuar me vajzën e mitur në një bar në Oropos. Teksa kanë pirë diçka, më pas pretendohet se kanë shkuar në shtëpinë e Semedos në Glyfada, ku 17-vjeçarja pretendon se e përdhunoi. Ajo e raportoi incidentin së bashku me nënën e saj.

Ndaj portugezit u lëshua menjëherë një urdhër arresti dhe më pas Semedo u arrestua teksa sot pritet të çohet në prokurori.

27-vjeçari ka një të shkuar të errët, teksa rezulton i dënuar me 5 vite burgim me kusht si dhe i është ndaluar hyrja në Spanjë për 8 vjet, korrikun e kaluar. Semedo u arrestua nga autoritetet spanjolle e më vonë u shpall fajtor për një mori veprash, përfshirë grabitje, sulm, rrëmbim dhe posedimin e një arme zjarri. Ai u arrestua në vitin 2018 ndërsa luante në Spanjë, pasi u akuzua për sulm dhe lidhjen e një burri në shtëpinë e tij, para se t’i vidhte pronën viktimës së bashku me dy të tjerë.

Futbollisti portugez gjithashtu u akuzua për tentativë vrasjeje, akuzë të cilën gjithmonë e ka mohuar, arriti të shpëtonte nga paraburgimi pasi pagoi një garanci prej 30 000 eurosh. Por Gjykata Provinciale e Valencias i dha atij një dënim me burg me kusht për pesë vjetësh dhe e ndaloi atë të hynte në Spanjë për tetë vjet në korrik 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco