Solskjaer: Ronaldo është një lojtar i madh, ai do të sjellë diçka krejtësisht ndryshe

Solskjaer: Ronaldo është një lojtar i madh, ai do të sjellë diçka krejtësisht ndryshe

09:23, 30/08/2021

Menaxheri i djajve, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë fjalë të mëdha për portugezin, duke theksuar se ai do të sjellë diçka të ndryshme këtu.

Transferimi ende nuk është kompletuar, megjithatë Solskjaer është i ‘etur’ për ta mirëpritur atë në skuadër sapo të kompletohen dokumentet.

“Shpresojmë që ne të rregullojmë dokumentet dhe ta zyrtarizojmë atë. Ai është një lojtar i madh, një qenie e madhe njerëzore,” tha Solskjaer.

“Unë jam i ngazëllyer për të vazhduar ndërtimin e kësaj skuadre. Ai do të sjellë diçka krejtësisht të ndryshme.

“Unë mendoj se të gjithë mezi presin të kenë Cristianon, dokumentet e përfunduara dhe të punojnë me të.

Me shtimin e Ronaldos, Solskjaer shton se skuadra e tij gradualisht është duke u përmirësuar, duke nënshkruar lojtarë me përspektivë dhe më përvojë që kanë fituar në të kaluarën.

“Unë mendoj se kjo vetëm shton më shumë besim në atë që ne po bëjmë, atë që ne po ndërtojmë. Ne gradualisht jemi përmirësuar, nënshkruar me lojtarë më të rinj, kemi nënshkruar me Jadon [Sancho], i cili është gjithashtu një lojtar i ri, Raphael [ Varane] i cili ka kaq përvojë dhe fitoi gjithçka.

“Shpresoj se Cristiano mund të hyjë dhe të tregojë se çfarë ka bërë në karrierën e tij. Ne e dimë se ai është një lojtar më me përvojë sesa kur ishte këtu herën e fundit, ai ka evoluar dhe ka pasur një karrierë të pabesueshme”, ka përfunduar Solskjaer.

“Djajtë e Kuq” do të mirëpresin një lojtar që i shënoi 118 gola në 292 paraqitje në të gjitha garat me klubin anglez në të kaluarën.

36-vjeçari ndihmoi Unitedin të fitonte tre tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve para largimit të tij në Real Madrid në 2009.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco