Milan dhe Roma pa probleme, realizojnë fitore bindëse në kampionat

Milan dhe Roma pa probleme, realizojnë fitore bindëse në kampionat

22:51, 29/08/2021

Pas fitores së Napolit në Genoa (2-1) dhe barazimit të Sassuolo që priti Sampdorian  (0-0) , java e dytë e Serie A përfundoi mbrëmjen e kësaj të diele me dy ndeshje interesante.

Milani konfirmoi formën e mirë që po kalon, pasi arriti të mposht Cagliarin me rezultatin e thellë 4-1.

Nëse Deiola (15) iu përgjigj golit të Tonalit (12), Diaz i ktheu shpejt në epërsi kuqezinjtë (2-1, 17). Mbështeturnga treshja Saelemaekers-Diaz-Leao, Giroud, në ngjyrat e tij të reja, realizoi dygolëshin e parë (24, 43) në Serie A.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, ndeshja nuk prodhoi më gola me Milanin që arriti të merrte tri pikët.

Ndeshja tjetër e orës 20:45 të Serisë A italiane, ishte Salernitana-Roma ku skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar me “poker” 0-4 në transfertë.

Për verdhekuqtë e kryeqytetit kanë realizuar të gjithë në fraksionin e dytë të lojës, teksa autorët e golave ishin, Lorenco Pelegrini në minutën e 48′, Veretu në minutën e 52′, Tami Abraham në minutën e 69′ dhe sërish Lorenco Pelegrini në minutën e 79′ duke i vendosur kapakun kësaj sfide. Vlen të theksohet se Marash Kumbulla nuk është aktivizuar asnjë minutë në këtë ndeshje.

Verdhekuqtë e kryeqytetit arrijnë suksesin e dytë rradhazi në kampionat në po kaq ndeshje teksa renditet në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Salernitana renditet në vendin e 18 në kuotën e 0 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco