VIDEO/ Merr fund pritja e tifozëve të PSG-së, Leo Messi futet në fushë

VIDEO/ Merr fund pritja e tifozëve të PSG-së, Leo Messi futet në fushë

22:17, 29/08/2021

Ka ardhur momenti që të gjithë tifozët e PSG-së mezi e prisnin. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi ka debutuar me fanellën e parisienëve në ndeshjen kundër Reims, të cilën miqtë po e fitojnë me rezultatin 0-2, falë golave të Kylian Mbappe.

Ovacionet nga tifozët e PSG-së nuk kanë munguar, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen “Pleshtit”. Messi zuri vendin e Neymar në minutën e 66-të.

I transferuar me bujë të madhe tek parisienët gjatë kësaj merkato, Messi, nën ngjyrat e tij të reja, do të luaj minutat e tij të para në Ligue 1. Ai ka pak më pak se 30 minuta për të ndezur kampionatin francez për herë të parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco