Roy Keane i shqetësuar: Shpresoj që Ronaldo të mos e ketë parë ndeshjen, pasi në të kundërt do hiqte dorë nga United

Roy Keane i shqetësuar: Shpresoj që Ronaldo të mos e ketë parë ndeshjen, pasi në të kundërt do hiqte dorë nga United

21:54, 29/08/2021

Futbollisti legjendar i Manchester United Roy Keane nuk ishte i kënaqur me ndeshjen e ekipit të tij të zemrës kundër Wolverhampton.

Roy Keane është i njohur për faktin se nuk i kursen kritikat, dhe si komentues i Sky Sports, u shpreh se shpreson që Ronaldo të mos e ketë parë ndeshjen, pasi do të hiqte dorë nga ardhja në “Old Trafford”.

Pavarësisht fitores 1-0 të United, Keane nuk ishte i kënaqur. Wolverhampton luajti shkëlqyeshëm, dhe portieri David De Gea shpëtoi ekipin e tij me ndërhyrje të mrekullueshme.

"Shqetësimi im i vetëm për momentin është nëse Ronaldo po e shikonte këtë ndeshje. Shpresoj që “jo” sepse do të hiqte dorë nga kontrata. Nuk është mirë kështu," tha Keane në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Futbollisti i famshëm i United dha një krahasim tjetër interesant.

"Lojtarët dukeshin sikur kishin luajtur diku në Europë disa ditë më parë. Ishte sikur të ishin diku në Rusi dhe u kthyen të enjten në mëngjes," shtoi irlandezi.

Kujtojmë, Ronaldo u kthye zyrtarisht tek Manchester United të shtunën pas 12 vitesh që kaloi duke luajtur për Real Madridin dhe Juventusin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco