1/8 e EURO 2020/ Hollanda kundër çekëve, përplasje 'titanësh' Belgjikë-Portugali

1/8 e EURO 2020/ Hollanda kundër çekëve, përplasje 'titanësh' Belgjikë-Portugali

09:34, 27/06/2021

Finalet 1/8 të Kampionatit Evropian të Futbollit vazhdojnë këtë të dielë, teksa janë caktuar edhe duelet e tretë dhe të katërt. Hollanda dhe Republika Çeke do të përballen në Puskas Arena në Budapest, ndërsa Belgjika dhe Portugalia do të luajnë në stadiumin De La Cartuja në Sevilje.

Ekipet kombëtare të Danimarkës dhe Italisë, të cilët ishin më të mirë se Uellsi dhe Austria të shtunën, tashmë kanë siguruar një vend në çerekfinale.

 

Hollandë - Republika Çeke (18:00, Budapest)

Pas një paraqitje fantastike në fazën e grupeve, ku arritën t’i fitonin të gjitha ndeshjet, Hollandezët po presin me padurim duelin e parë në fazën e nokautit dhe duke marrë parasysh shortin, rruga për në gjysmëfinale është e hapur.

 

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Danimarkës në çerekfinale, dhe ndryshe nga Hollanda, e cila ishte absolutisht dominante në grupin e tyre, Çekët kaluan në fazën e dytë me katër pikë në grup me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

 

Pasi mundën Skocinë 2-0 në ndeshjen e parë, çekët barazuan 1-1 me kroatët, dhe në raundin e fundit pësuan një humbje minimale ndaj Anglisë.

 

Sa i përket formacionit, Hollandezët nuk mund të llogarisin vetëm te Luuk de Jong i dëmtuar, ndërsa Jan Boril, i cili mori dy kartonë të verdhë në fazën e grupeve, nuk do të luajë për Republikën Çeke.

 

Lojtari më i mirë çek deri më tani në këtë turne është sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrik Schick, i cili shënoi tre gola, ndërsa në Holandë, Georginio Ëijnaldum po me tre gola dhe Memphis Depay, i cili shënoi dy gola.

 

Arbitri kryesor i ndeshjes së sotme është Sergei Karashev nga Rusia.

 

Belgjikë - Portugali (21:00, Sevilje)

 

Një nga dy derbi të finales së 1/8 të Kampionatit Evropian luhet në Sevilje midis kombëtareve të Belgjikës dhe Portugalisë, dhe është e sigurt që fituesi i këtij dueli do të marrë menjëherë epitetin e një prej favoritëve kryesorë për të fituar trofeun.

 

Belgjika e mbylli fazën e grupeve me tre fitore ndaj Danimarkës, Finlandës dhe Rusisë, ndërsa Portugalia kaloi me më shumë vështirësi sesa pritej në grup me Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë, veçanërisht pas fitores në ndeshjen e parë kundër Hungarezëve 3 -0.

 

Portugalia tregoi të gjitha dobësitë e tyre në ndeshjen kundër Gjermanisë ku pësuan katër dhe shënuan dy gola, por të udhëhequr nga i madhi Cristiano Ronaldo i cili tashmë ka shënuar pesë gola, me siguri kjo skuadër ka një motiv të madh për të qëndruar në garë për aq kohë sa të jetë e mundur, pse jo edhe për të mbrojtur titullin kampionë që fituan pesë vjet më parë.

 

Nga ana tjetër, për Belgjikën, ky është ndoshta shansi më i mirë i brezit për të fituar një kompeticion të madh, dhe yjet kryesorë të ekipit Kevin De Bruyne, Eden Hazard dhe Romelu Lukaku me siguri do të jenë të motivuar fuqishëm për të treguar më të mirën e tyre kundër Portugalisë.

 

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje është gjyqtari gjerman Felix Brych.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco