Lajm i hidhur për Poloninë, dëmtohet sulmuesi

Lajm i hidhur për Poloninë, dëmtohet sulmuesi

22:09, 14/05/2021

Lajm i hidhur për përfaqësuesen e Polonisë në kuadër të Euro 2020, që zhvillohet këtë verë, si rezultat i shtyrjes një vit të turneut për shkak të pandemisë. Një nga sulmuesit e kësaj kombëtareje, Krzysztof Piatek, nuk do të mund të grumbullohet nga trajneri portugez, Paulo Sousa.

 

Ish-sulmuesi i Genoas dhe Milanit në Serinë A, aktualisht pjesë e Herthas së Berlinit në Bundesligë, u detyrua të linte fushën në minutën e 58-të në ndeshjen kundër Schalke 04, e fituar 2-1 nga berlinezët, për shkak të një problemi muskulor. Rezultati i testeve mjekësore ishin tronditëse pë lojtarin: sulmuesi 25-vjeçar ka frakturë në kyçin e këmbës dhe është i detyruar të mos zbresë në fushat e blerta për të paktën 3-4 muaj.

 

Lajmi u konfirmua nga, Jacek Jaroszewski, përgjegjësi i stafit mjekësor në ekipin kombëtar polak. Piatek, i cili ka shënuar shtatë gola në 32 paraqitje deri më tani në këtë sezon të Bundesligës, do të kishte qenë një nga alternativat ndaj dyshes sulmuese të formuar nga sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski dhe ish-i i Napolit, Arkadiusz Milik, tashmë pjesë e Marseille. Polonia është shortuar në Grupin E së bashku me Slloveninë, Spanjën dhe Suedinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco