Situatë kaotike/ Tifozët e Man United bllokojnë autobuzin e Liverpool

Situatë kaotike/ Tifozët e Man United bllokojnë autobuzin e Liverpool

20:01, 13/05/2021

Më 2 maj, Manchester United dhe Liverpool duhej të përballeshin në Old Trafford për ndeshjen e javës së 34 të Premier League. Por me projektin e Superligës, mbështetësit e Djajve të Kuq kishin shfaqur pakënaqësinë e tyre dhe trazirat kishin filluar, madje disa tifozë hynë brenda stadiumit. Më pas ndeshja u shty dhe sipas parashikimeve duhet të zhvillohej këtë të enjte në mbrëmje në orën 21.15.

 

Ende të pakënaqur, me familjen Glazer (pronarët e klubeve), mbështetësit bllokuan autobusin e Liverpoolit që po drejtohej për në stadium. Në periferi të Old Trafford, tifozët u mblodhën për të dhënë zë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco