Ja cilat vende i fituan Akil Gjakova e Laura Fazliu në lojrat olimpike Tokio 2020

Ja cilat vende i fituan Akil Gjakova e Laura Fazliu në lojrat olimpike Tokio 2020

14:56, 27/03/2021

Akil Gjakovës nuk i ka prirë fati në luftën për medalje e bronztë të kategorisë 73 kg në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudisti ynë u mposhtë nga dy herë medalisti olimpik, Lasha Shavdatuashvilli i Gjeorgjisë, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtari në kohën shtesë, vendim ky që e la të pakënaqur Akilin.

Gjakova shtoi 360 pikë në llogarinë e tij për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Akili në gjysmëfinale u mund po ashtu në kohën shtesë nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir. Deri në gjysmëfinale erdhi pas fitoreve ndaj Keisei Nakano (Filipine), Marko Gusiq (Mali i Zi), ndërsa në çerekfinale mposhti Ferdinand Karapetian (Armeni).

Krahas Akilit, sukses arriti edhe Larura Fazliu, e cila u rendit e shtata dhe fitoi 260 pikë olimpike.

Komiteti Olimpik i Kosovës në krye me presidentin Ismet Krasniqi, përgëzon suksesin e Akilit dhe Laurës, si dhe i uron fat dhe suksese Loriana Kukës në garën e nesërme.

Një ditë më parë, medaljen e artë e fitoi Nora Gjakova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco