Kufiri që po ndan padrejtësisht familjarët

Kufiri që po ndan padrejtësisht familjarët

12:06, 11/03/2019

Edhe përkundër se janë afër njëri tjetrit, fshati Karaçevë  dhe Breznicë, i pari në Kosovë e dyti në Serbi, familjarët e këtyre katundeve e kanë të vështirë të enden andej e këndej për shkak të kufirit.

Edhe më të vështirë e kanë jo vetëm banorët e Karaçevës, por edhe ata të katundeve për rreth e gjithë vendit, pasi që Serbia nuk lejon automjetet me targa RKS të kalojnë andej.

Nga ana tjetër ndërmjet dy fshatrave shteti serbë ka vendosur edhe një pikë kufitare jo zyrtare dhe që nuk lejon qytetarët  e Kosovës të kalojnë me vetura e pa pasur letër të lëshuar nga pikat zyrtare kufitare serbe.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë të ndarë me kufij, por jo edhe miqësisht e familjarisht, thotë një i moshuar derisa po kujdesj për bagëtinë.

Fotografitë  e realizuara nga “SyriKosova”, tregojnë sesi qytetarët nga Kosova  duhet lënë makinat e tyre në Karaçevë për të shkuar tek të afërmit e tyre në Breznicë, fshat ky që ka mbetur nën Serbi edhe pse e gjithë popullata janë shqiptarë.

Shteti serb ka vendosur pikë kontrolli, ku secili qytetarë e automjet kontrollohen.

 Arsimi  thotë shiheni derisa shteti i Kosovës këndej fare nuk ka pikë kontrolli dhe hyjnë e dalin gjithkush e gjithë çka interesante.

Derisa veturat me targa të Kosovës ndalohen të kalojnë andej, nga ana tjetër veturat me targa serbe kalojnë më Kosovë pa as më të voglin problem.

Polici shqiptar i Serbisë, nga tre policë sa ishin nuk lejon automjetet me targa të Kosovës të vazhdojnë nga këtej në lindje të vendit drejt Breznicës, andej kufirit.

Ndërsa ato me targa serbe e vendeve të tjera pasi kontrollohen lejohen të lëvizin andej e këndej.

Bujari, tregon me gisht ka makinat me targa RKS, që detyrohen të parkohen skaj rrugës poshtë pikë kalimit në territorin e Kosovës dhe të shkojnë në fshatin andej kufirit në këmbë ose taksi.

Qytetarët apo familjarët andej e këndej hasin në vështirësi të kalimit e barriera të cilat nuk janë hequr tash rreth dy degada.

Kryetar i Bashkësisë lokale në Karaçevë, Selver Lenjani,  tha për “SyriKosova” se brezi kufitar Kosovë- Serbi,  në këtë pjesë të vendit është një pikë shumë e ndjeshme. Është rrezik i përhershëm, sepse po pretendon Serbia ta bëjë shkëputjen e kësaj pjese të fshatit Karaçevë – territorit të Republikës së Kosovës, ku sipas marrëveshjes tekniko ushtarake të Kumanovës, e cila e ka dëmtuar rëndë këtë pjesë të territorit në lindje të Kosovës.

“Në këtë pjesë, gjendja nuk është e mirë, për shkak se ilegalisht qytetarët e Kosovës ashtu sikur edhe banorët e Karaçevës lëvizin nëpër rrugën e asfaltuar e cila llogaritet sipas marrëveshjes së Kumanovës pjesë e Serbisë”, tha Lenjani.

Sipas tij banorët kanë dokumentacionin zyrtar se kjo pjesë është e Kosovës e jo ashtu sikur ka mbetur.

“Jo rrallë herë forcat policore ushtarake dhe ato paramilitare lëvizin nëpër rrugën e asfaltuar, duke shqetësuar banorët e kësaj ane”, tha Selver Lenjani.

Kryetari i Karaçevës, shton se brengë tjetër është se banorët  e kësaj ane konkretisht Karaçevës e cila është në Kosovë dhe Breznicës e cila ka mbetur në Serbi e fshatra tjera andej kufirit, kanë probleme të mëdha për të lëvizur lirshëm në të dy anët.

Dihet se forcat serbe kanë vendosur një pikë kufitare në mes të dy fshatrave, ku frekuentojnë qindra mijëra banorë të dy anëve, e që sidomos ata nga ana e Kosovës përballen me shumë vështirësi, sepse  Serbia nuk ua njeh regjistrimet e targat e dokumentacionin e Kosovës, duke u kërkuar qytetarëve që të sillen nëpër pikë kalimin kufitar zyrtarë në Dheun e Bardhë. B.T

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Më të lexuarat
    Denonco