Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj

Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj

10:26, 21/07/2026

Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt. Seanca vijon pas kërkesës së bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, për pezullimin me dy muaj të procesit gjyqësor, me argumentin se pas lindjes me operacion nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes.

Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi kërkesën, duke argumentuar se ligji parashikon shtyrje të seancës në raste të tilla dhe jo pezullim të procesit. Sipas SPAK, Xoxa nuk është paraqitur asnjëherë në seancat e gjyqit.

Ndërkohë, të pranishëm  në seancë janë dy prokurorët e SPAK, Olsi Dado dhe Altin Dumani.

Më herët, gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën e Veliajt për transmetim live të seancave gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco