Kryeministri Edi Rama mohoi në mënyrë flagrante arrestimet masive për energjinë elektrike por dhe fushatën frikësuese ndër vite që ka aplikuar për të futur në burg qytetarë për drita, ujin, apo dhe se ndërtuan një mur ndërsa sot mbron ministren Belinda Balluku e akuzuar për abuzime me tendera që përllogariten në rreth 1.1 miliardë euro.
Së fundmi kërcënon me burg qytetarët për parkim të dyfishtë ndërsa për të mbrojtur veten dhe ministrat ka ndërmarrë një nismë që ndryshon Kodin e Procedurës Penale.
Kur gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta ia vuri në dukje në konferencën e sotme, Rama nxorri jashtë gazeten.
Për tia kthyer në kujtesë Ramës, nëse e ka harruar Syri Tv sjell si fakt një raport të Avokatit të Popullit i vitit 2015, pra 2 vjet nga mandate i parë i qeverisjes së tij ku nënvizonte se vetëm për vjedhje të energjisë elektrike shkon deri në 20 persona”
Jo vetëm kaq. Ne po ju sjellim një video ku ju do të dëgjoni me zë dhe me figurë fushatën ndër vite që mbushi dhomat e paraburgimit me qytetarë të thjeshtë e ndërsa sot kur SPAK ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë për abuzim në tendera që përllogariten në rreth 1.1 miliardë euro, Rama ka ndryshuar strategji.
Dëgjojeni vetë me veshët e tu dhe shikojeni me sytë e tu për të parë si Rama ka ndryshuar nga dje në sot.
DJE
Rama në 12 vite
-Të kenë kapur, të kenë arrestuar, të kenë çuar përpara gjyqit hajdutin e fundit të energjisë elektrike.
-Vjedhja e ujit njësoj si vjedhja e energjisë.
-Do guxojnë të vënë një tullë pa leje, do ndiqen penalisht.
-Kasa fiskale... punën e zezë, çuarjen prapa hekurave.
-Mos ju duhen pastaj shpenzime të mëdha për të marrë avokatë.
-Me burg.
-Të shkojë të rrijë me gatet, tek vendi i gateve.
-Burgimi do të jetë deri në 10 vjet.
-Tre vjet burg. Minimumi tre vjet.
-Do të ndëshkohet me heqje lirie.
-Shtatë deri në 15 vjet.
- Këtë e thotë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
-Tre viteve burg.
-Ose do t'i çojmë në burg.
-Deri në heqje lirie për ata që shkelin, që dalin për pazar.
-Do t'i fusim në burg.
-Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës.
-Ky mosnjoftim do të konsiderohet vepër penale. Dhe ndjekje penale.
-Me heqje lirie.
- Do t'i trajtojmë njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.
-Do të dënohet me burg.
-Në kodin e ri penal, dënimin deri në 15 vjet burg.
- Meritojnë të kalben prapa hekurave.
SOT
Rama më 30 dhjetor 2025
“Çfarë thotë Këshilli i Europës? Nuk e them unë. Në Shqipëri vendosen masa sigurimi ekstreme pa arsyetim. Çfarë është kjo histori? Si qenka kjo që në një vend në mes të Europës që do të bëhet nesër vend i Bashkimit Europian, individit mos të ketë të drejtën e një gjyqi? Çfarë është kjo”
© SYRI.net