Blushi: Teksa Juglindja mbetet e izoluar, Rama shfaqet në ekran duke broçkullisur marrëzira

Blushi: Teksa Juglindja mbetet e izoluar, Rama shfaqet në ekran duke broçkullisur marrëzira

13:50, 26/02/2026

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj situatës së bllokimit të Juglindjes.

Ai tha se halli i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk përkon me hallet reale të shqiptarëve, pasi një e treta e vendit vijon të jetë e izoluar prej gjashtë ditësh.

LEXO EDHE: Juglindja prej ditësh e izoluar, pa afat hapjeje/ Banorët të bllokuar, zgjidhja e vetme rruga e rrezikshme Egnatia

Blushi shprehu pakënaqësinë e tij për mungesën e veprimeve konkrete nga qeveria, duke vënë në dukje që vendimet e marra deri tani duken të fokusuara më shumë te interesat personale dhe politike, sesa te zgjidhja e krizës që prek qytetarët, transportin dhe shërbimet e emergjencës.

Pjesë nga deklarata:

Halli i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk është halli i shqiptarëve.

Halli i vërtetë i shqiptarëve është se një e treta e vendit vijon të jetë e bllokuar prej gjashtë ditësh.

Teksa Juglindja mbetet e izoluar, Edi Rama shfaqet në ekran për minuta të tëra duke broçkullisur marrëzira dhe duke u shqetësuar publikisht që Belinda të mos arrestohet. 

Në vend të përqendrojë çdo sekondë për të zgjidhur hallin jetik të 1/3 së Shqipërisë, që ende nuk e di kur do hapet rruga, Edi Rama zgjedh, për minuta të tëra, të ndërtojë alibinë për t’i zgjidhur hallin vetes dhe Belindën. 

Ndërsa autoambulancat me të sëmurë, nga Korça drejt Tiranës, lëvizin nëpër shtigje të thepisura dhe qytetarët po paguajnë më shtrenjtë biletat, Edi Rama pas fluturimit me helikopter, zgjodhi sot të fluturojë me presh.

E vetmja rrugë, më e shkurtër, më e shpejtë dhe më e sigurtë për të shpëtuar nga kjo e keqe është shembja dhe bërja copë e thërrime të këtij regjimi, njësoj si asfalti i shkërmoqur që na la trashëgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco