Pasi urdhëroi rrahjen e grave dhe fëmijëve në protestë, Rama fyen qindra mijëra qytetarë

Pasi urdhëroi rrahjen e grave dhe fëmijëve në protestë, Rama fyen qindra mijëra qytetarë

09:00, 25/01/2026

Protesta madhështore e ditës së djeshme organizuar nga Opozita duket se e paska lënë pa gjumë kreun e qeverisë Rama. Herët në mëngjes ai ka reaguar me gjuhën e tij karakteristike të papërgjegjshme ndaj një proteste civile e cila shkundi nga themelet regjimin e tij bazuar në vjedhjet dhe drogën.

Pasi ka urdhëruar të emëruarin e bandave në krye të policisë që të rrahë e godasë gra dhe fëmijë që protestojnë kundër tij. Pasi ka mbytur me gaz lotsjellës të skaduar mijëra qytetarë e punonjës të mediave që ishin në protestë Rama ka postuar një mesazh në rrjetet sociale që e paska menduar gjatë, duke fyer ata mijëra që u mblodhën në shesh kundër tij përsonalisht dhe bandës që vjedh përditë shqiptarët.

Rama në reagimin e tij në rrjetin social X , protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, e ka cilësuar si një akt dhune të organizuar dhe të papranueshëm në një vend evropian.

Në reagimin e tij të menduar gjithë natën, Rama shprehet se në Evropë ka lloje të ndryshme protestash dhe protestuesish, nga anarkistë e ekologjistë, te studentë apo grupe ekstremiste, të cilët shpesh maskohen dhe kryejnë akte vandalizmi, duke dëmtuar prona dhe plagosur punonjës policie. Megjithatë, sipas tij, ekziston vetëm një parti parlamentare në Evropë që, që nga krijimi i saj, e ka dhunën pjesë të pandarë të aktivitetit politik.

Mesazhi i tij tregon frikën që i ka hyrë deri në palcë, nga reagimi masiv qytetar që u bashkuan dje në Tiranë e që kundërshtojnë vjedhjen e votës dhe qeverisjen nga nja narkoshtet. Rama harroi të përmendë dhunën e policisë ndaj një 10 - vjeçari. Harroi gjithashtu të thotë se në Evropë policia nuk përdor gazra të skaduar për të helmuar njerëzit.

Me reagimin e tij kreu i qeverisë tregoi se protesta e ka bërë efektin e saj dhe se propaganda e tij e mbështetur nga inceneratoro - mediat nuk po funksionon më.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco