Gazetari Bledian Koka i ftuar në studion e “Task Forcë’ analizon se thirrja në mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit sot ishte një akt krejtësisht i panevojshëm dhe propagandistik.
Ai theksoi se Rama, duke deklaruar se zgjodhi të jetë me "gocën" (Ivanka Trump) dhe jo me "babin" (Donald Trump), praktikisht pranoi se roli i tij është reduktuar në atë të një ndërmjetësi për pasuri të paluajtshme, duke shmangur detyrën e tij kushtetuese si kryeministër. Koka shtoi se ky artikulim është një gafë e rëndë diplomatike, pasi e pikturon Presidentin e SHBA-ve si një oportunist që përdor fuqinë e tij për të sistemuar bizneset e fëmijëve.
Mendoj që mënyra se si zoti Rama foli sot me atë gjuhën kur tha që 'mua vetë zoti Trump më tha mua rri prit gocën dhe mos hajde këtu', që këtu ka një problem shumë të madh. Sepse me këtë artikulim ai e pikturon zotin Trump si një njeri që nuk është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është thjesht një oportunist i cili i ka ardhur mundësia që të sistemojë kalamajtë e vet. Dhe kjo është një gabim shumë i madh.
Koka thotë se Rama po përdor cdo kartë për të mbuluar problemet e brendshme dhe izolimin diplomatik që po i bëhet nga kanalet zyrtare të administratës së re amerikane.
Mendoj se kjo ftesë mund të ketë qenë edhe e lobuar nga ajo që kemi diskutuar shpeshherë, nga lobimet e forta që zoti Rama ka. Fakti që kjo ftesë ka qenë e lobuar, na e shton faktin që zoti Rama ka një raport shumë të fortë, interesi biznesi quaje çfarë të duash, me zotin Blair, që është një nga ideatorët e këtij bordi në fakt. Unë mendoj që zotit Rama i duhej kjo ftesë, së pari për të shfashitur disa probleme serioze të cilat janë krijuar.
© SYRI.net