Peka: Rama braktisi Davosin për darkën me vajzën e Trump, Shqipëria nuk është firmëtare e ‘Bordit të Paqes’

Peka: Rama braktisi Davosin për darkën me vajzën e Trump, Shqipëria nuk është firmëtare e ‘Bordit të Paqes’

18:54, 22/01/2026

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare dhe drejtues i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, deklaroi në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV se Edi Rama ka privatizuar politikisht një ngjarje që, sipas tij, nuk i sjell Shqipërisë asnjë status real ndërkombëtar.

Sipas Pekës, ftesat për konferencën dhe nismat ndërkombëtare nuk i përzgjedh personalisht Presidenti i SHBA-së, por ekipet përkatëse, duke ndarë vendet në dy kategori: aleatë tradicionalë dhe shtete që SHBA-të kërkojnë t’i afrojnë strategjikisht.

Ai theksoi se Shqipëria ishte ftuar, por nuk rezulton pjesë e Bordit të Paqes dhe nuk është firmëtare apo anëtare themeluese. Peka vuri në dukje se rajoni i ish-Jugosllavisë ishte bosh nga ftesat, ndërsa Kosova u ftua vetëm 24 orë para ceremonisë.

Duke iu referuar protokollit diplomatik, Peka tha se edhe në mungesë të kryeministrit, Shqipëria duhej të ishte përfaqësuar nga ministri i Jashtëm.

Në aspektin juridik, Peka e cilësoi situatën si shkelje ligjore.  Ai shtoi se opozita ka mbajtur një qëndrim të qartë politik, duke u shprehur e gatshme ta miratojë çdo marrëveshje reale mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në Kuvend.

‘Kjo është një kakofoni aq e ndyrë, aq bajate, saqë sinqerisht më vjen zor të dal këtu dhe të diskutoj idiotësitë e Rilindjes. Ajo çfarë ka ndodhur është fare e thjeshtë. Po të shikosh listën e vendeve të cilave u është dërguar ftesa, ka dy kategori vendesh.

Ato që SHBA-të i kanë aleatë tradicionalë, dhe disa vende të tjera që mundohet t'i ketë afër. India, Kina, Rusia, Vietnami... kjo është kategoria e vendeve që mundohet t'i ketë afër. Vendet e tjera, përveç këtyre që nuk i kanë vajtur, po të shikosh aty janë vendet të vogla kryesisht edhe pa ndonjë relevancë të madhe në arenën globale.

Përveç vendeve si Egjipti apo Pakistani, dhe ato kanë fuqi rajonale por jo fuqi globale. E them këtë, listën e vendeve nuk e bën Trump-i. Listën e vendeve e bën ekipi. Flasim për Shtetet e Bashkuara këtu, nuk po flasim për qeveri patatinash si kjo e jona këtu. Dhe sigurisht që ka qenë jashtëzakonisht pozitive që në Ballkan, Shtetet e Bashkuara kërkojnë partneritet. Për fat të keq, Shqipëria është përzgjedhur t'i ftohet.

Ajo që më ka bërë përshtypje mua, nga gjithë harta në Euro-Azi po flasim, s'po dal në kontinente të tjera, nga Portugalia deri në Kamçatka, i vetmi rajon që ka qenë bosh, ka qenë pjesa e ish-Jugosllavisë. Serbi, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë. 24 orë përpara ceremonisë në Shqipëri, u ftua dhe Kosova. Sot Shqipëria nuk ishte. Diçka ka ndodhur aty. Se çfarë ka ndodhur unë nuk e di.

Dhe janë dërguar ftesat. Në ftesë përcaktohet që mund të delegojë edhe dikush që të shkojë në konferencë. Për shembull siç ndodhi me ministrin e jashtëm turk. Erdogani ishte në Davos, po në takim zgjodhi që të çonte ministrin e jashtëm. Kështu që Rama, edhe sikur të kishte pasur arsye madhore, jo kjo e Ivankës po sikur të kishte përfunduar në spital, do duhej ta çonte ministrin e jashtëm.

Të ishte në parlament sepse i duhej të justifikonte mosvajtjen. Dhe ajo gjëja, ndyrësira që ndodhi dje, ishte pikërisht për të... Ishte për të justifikuar këtë të sotshmen. Dhe argumenti që dha ai, që nuk shkova se erdhi vajza, e kisha ftuar, në fakt s'ka qenë e ftuar po hajt...

Ishte e gjitha, ishte e gjitha e kalkuluar për të bërë, për të bërë zhurmë. Po ajo që po them unë është kjo: që ndërkohë që Rama anuloi takimin atje, konferencën, dhe nuk është pjesëmarrës dhe nuk është firmëtar i bordit të paqes, aq më tepër nuk është anëtar i grupit nismëtar themelues, ndenji këtu për të ngrënë darkë me vajzën e Trump-it.

Ndërkohë që po them, një biznesmen, krejt i zakonshëm, në të njëjtën kohë ka ngrënë darkë me djalin e Trump-it në Davos. E para. E dyta, darkën e ka pasur dje, Davosi ka qenë sot. Edhe Vjosa Osmani e ka marrë ftesën dje. Po shkoi në Davos. Edhe ky kishte të gjitha, një milion mundësi që të ishte në Davos.

Të flas si jurist, kjo është ligj, kjo është një paligjshmëri ajo që kanë bërë sot, është antikushtetuese. Nuk qëndron, nuk ekziston. Nuk ekziston për njerëz që janë fare thjeshtë, është miratuar një ligj mbi diçka që nuk ekziston. Për aq kohë sa nuk e ke firmosur zyrtarisht dhe të bëhet pjesë. Plus që, që protokolli është krejt ndryshe. Se kemi të bëjmë me të drejtën ndërkombëtare këtu dhe janë institucionet OKB-së ato.

Opozita ka bërë një akt politik. Opozita ka dalë e ka thënë që këtë marrëveshje ne vijmë në parlament dhe ta miratojmë sepse është marrëveshje midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara’, u shpreh ndër të tjera, Avenir Peka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco