'Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes', Bardhi: Braktisi votimin, s'e sheh dot me sy Trump

'Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes', Bardhi: Braktisi votimin, s'e sheh dot me sy Trump

17:08, 22/01/2026

Ne një postim në rrjetet e tij sociale, Gazmend Bardhi u shpreh se "Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, 🇺🇸 Presidenti Trump, nuk braktis votimin."

Bardhi theksoi se veprimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u largua nga seanca pa e votuar marrëveshjen e Bordit të Paqes, tregon qartë mungesën e vullnetit të tij për të mbështetur partneritetin me SHBA-në dhe marrëveshjet e rëndësishme për vendin.

'Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!'-theksoi ai
 

Postimi: 

Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj,  [🇺🇸]  Presidenti Trump, nuk braktis votimin.
Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!

Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur dhe për tu dukur i fortë kundër SPAK-ut. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.

Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco