‘Çështja Balluku’/ Nuri: Mazhoranca po bllokon drejtësinë, precedenti i ndërhyrjes së ekzekutivit është i rrezikshëm

09:35, 22/01/2026

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, deklaroi se debati mbi pezullimin nga detyra është tejkaluar, pasi SPAK ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e Belinda Ballukut dhe heqjen e imunitetit të saj.

Sipas Nurit, Kuvendi prej më shumë se një muaji po zvarrit qëllimisht procedurat, ndërsa mazhoranca dhe Kryeministri Rama kanë ndërhyrë përmes Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar efektet e një vendimi gjyqësor të marrë nga Gjykata e Posaçme. Ai e cilësoi këtë veprim si një precedent të rrezikshëm, ku ekzekutivi po ndërhyn drejtpërdrejt në pushtetin gjyqësor, duke minuar luftën kundër korrupsionit.

Franc Nuri: Sot është parashikuar pas pak minutash të fillojë seanca publike, po është e vërtetë tashmë është tejkaluar debati i pezullimit. Nga momenti ku SPAK ka kërkuar zyrtarisht arrestimin, lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, nga Kuvendi i Shqipërisë, heqjen e imunitetit, prej mbi një muaj tashmë Kuvendi i Shqipërisë e zvarrit procedurën e arrestimit, është tejkaluar mendoj debati për çështjen e pezullimit të saj nga detyra.

Edhe pse duhet thënë që vendimi është marrë me... vendimi është marrë nga gjykata, pra është kërkuar nga prokuroria dhe është pranuar vendimi i pezullimit nga Gjykata e Posaçme, e konfirmuar edhe në Apel për pjesën e bllokimit të daljes jashtë vendit. Pra ai vendim është gjetur i drejtë edhe nga Apeli përsa i takon masës së dytë.

Ndërkohë pezullimi nga detyra, u gjet ky mekanizëm po themi për ta bllokuar procesin nga ana e mazhorancës, nga ana e vetë Kryeministrit Rama, i cili ka investuar, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë zyrtare, për ta pezulluar efektin e një vendimi gjyqësor të një gjykate speciale, të një gjykate të posaçme që është aty pikërisht për të luftuar korrupsionin. Dhe këtu është një precedent tepër i rrezikshëm, ne e kemi thënë dhe herë të tjera, që ekzekutivi është ai që po ndërhyn në gjyqësor dhe jo e kundërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco