Parlamenti nis sot në 17:00 sesionin e ri parlamentar, Berisha: PD, atje për të qenë zëri i qytetarëve

Parlamenti nis sot në 17:00 sesionin e ri parlamentar, Berisha: PD, atje për të qenë zëri i qytetarëve

16:37, 19/01/2026

Kuvendi hap sot sesion e ri parlamentar. Seanca pritet të nisë në orën 17:00.

Ndërkohë mbledhja e paradites së sotme së Konferencës së kryetareve u shoqërua me debata të forta mes përfaqesuesve të opozitës dhe përfaqëuesve të mazhorancës. Depuetët demokratë, Ina Zhupa dhe Agron Gjekamrkaj, akuzuan mazhorancën se i ka bllokuar të gjitha mekanizmat opozitës në Kuvend.

“Do ta keni perballe Opozitën në Kuvend dhe sheshet e Shqipërisë, “ U shpreh Gjekmarkja ndërsa deputetja Ina Zhupa theksoi se nuk po merret në konsideratë asnjë nisme dhe kërkesve e opozitës por vetëm urdhërat e kryeministrit.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përsëriti deklaratat e kryeministri Edi Rama, se Partia Socialiste do të vijojë punën për reformat e posaçme, me ose pa opozitën.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një deklarate ne selinë e PD tha se partia që ai drejton nuk ka bojkotuar parlamentin.

“Do jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve”, tha lideri i opozitës e pyetur nga gazetarja e Syri tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco