SYRI TV
Banorët e disa fshatrave në Kukës kanë mbetur të izoluar për shkak të rrëshqitjeve të tokës. Ndërhyrja aktualisht është e pamundur, për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës në këtë zonë. Në vendin e quajtur Gryka e Vanave është dëmtuar tubacioni i ujit të pijshëm.
Prej 11 ditësh, banorët e fshatrave Oreshkë, Cernalevë dhe Borje në Kukës janë të bllokuar. në Cernalevë, 4 familje kanë mbetur të izoluara pas rrëshqitjeve të tokës. Sipas banorëve, shembjet kanë ardhur si pasojë e grumbullimit të ujit në faqen e malit, në zonën ku kalojnë tubacionet e një hidrocentrali.
Si pasojë e shembjeve janë dëmtuar dy banesa dhe stalla bagëtish, ndërsa rrëshqitja vijon të jetë aktive, duke rritur rrezikun për banorët teksa ndërhyrja është e pamundur për shkak të terrenit të
Në vendin e quajtur Gryka e Vanave, rritja e prurjeve ka shkaktuar gërryerjen e brigjeve anësore të lumit, duke nxjerrë në sipërfaqe tubacionin kryesor të ujësjellësit që furnizon qytetin e Kukësit me ujë të pijshëm.
Tubacioni është i ekspozuar ndaj goditjeve të gurëve ku si pasojë është krijuar një çarje, deri më tani nuk ka pasur asnjë verifikim apo ndërhyrje nga ana e Ujësjellësit të Kukësit.
© SYRI.net