Deputeti i PD: Qeveria refuzon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, banorët e përmbytur ende pa dëmshpërblim

Deputeti i PD: Qeveria refuzon shpalljen e fatkeqësisë natyrore, banorët e përmbytur ende pa dëmshpërblim

18:15, 08/01/2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, së bashku me kryetarin e PD Vlorë, Hysni Sharra, Atird Hoxha dhe kryetarin e grup-seksionit të Novoselës, Sulo Peshtani, vizituan zonat e prekura nga përmbytjet, duke u njohur nga afër me situatën e vështirë të banorëve.

Gjatë prononcimit të tij, Leskaj denoncoi refuzimin e qeverisë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, duke mos zbatuar as ligjin e vitit 2019 për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. Ai theksoi se kjo papërgjegjshmëri ka lënë familjet, bizneset dhe pronat e dëmtuara pa dëmshpërblim, ndërkohë që shumë banorë nuk kanë marrë ende kompensimet e mëparshme.

Deputeti i PD-sĂ« e cilĂ«soi situatĂ«n si “njĂ« provĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« mungesĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjshmĂ«risĂ« sĂ« qeverisĂ«â€, duke kĂ«rkuar ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur banorĂ«t e zonave tĂ« prekura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco