Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për portalin Politico se Shqipëria nuk do e zgjasë ndalimin e rrjetit social TikTok.
Ai tha se është i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me platformën TikTok.
“Jemi të kënaqur me rezultatin. Ne e kemi realizuar partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt e ardhshëm do t'ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam", tha Rama.
Në këtë mënyrë, Rama konfirmoi indirekt se ndalimi i TikTokut në vit elektoral kishte qëllime politike.
“Megjithatë, ky veprim shkaktoi reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe OJQ-të, të cilat akuzuan qeverinë për censurë dhe për kufizimin e shprehjes politike në internet. Agron Gjekmarkaj, një deputet shqiptar nga grupi më i madh opozitar, i tha POLITICO-s më parë këtë vit se Rama po e përdorte ndalimin përpara zgjedhjeve të majit për të dobësuar praninë e opozitës në internet,” shkruan portali i njohur.
Ndërkohë, Rama gënjeu edhe këtë portal, kur tha se është i kënaqur me rezultatet nga mbyllja e TikTokut, një vendim që erdhi për të ulur dhunën në shkolla.
Por të dhënat sugjerojnë të kundërtën, se dhuna jo vetëm nuk është ulur, por është shtuar.
“Kur u pyet nëse ndalimi ishte efektiv në frenimin e dhunës në shkolla, Rama u përgjigj: "Ka qenë efektiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje me TikTok dhe në sjelljen e disa masave mbrojtëse që nuk ekzistonin."
Megjithatë, raportet e mediave lokale zbulojnë se ndalimi pati pak efekt në zgjidhjen e çështjes së dhunës në shkolla ose rritjes së dhunës dixhitale,” shkruan Politico.
© SYRI.net