Berisha: Dje media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta kundër korrupsionit u kthye në një iluzion në Shqipëri

13:05, 14/12/2025

Kreu demokrat i është përgjigjur interesit të një qytetari për mundësinë e Edi Ramës për të udhëtuar në SHBA apo në Angli.

“Dje, tha kreu demokrat, media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta kundër korrupsionit u kthye në një iluzion në Shqipëri”.

Berisha: Informacione për dhe lajme të këqija për Edi Ramën ka shumë. Por, gjersa ai qëndron në karrige, duhet të them haptas, nuk na nderon, por është turpi ynë. Nuk duhet ta tolerojmë më tej.

Tani ujërat janë kthjelluar. Tani Edi Rama para Europës dhe botës është dhunuesi i zgjedhjeve të shqiptarëve, i votës së lirë të shqiptarëve.

Dje media më e madhe e Shteteve të Bashkuara Fox News, raportonte se rikthejnë në detyrë zv/kryeministren e akuzuar për korrupsion, duke bërë luftën e luftën kundër korrupsionit një iluzion në këtë vend.

Mos harroni se 5 ditë më parë, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit të organeve të drejtësisë, u tha shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është përparësi për presidentin Trump.

Dhe Edi Rama, për të shpëtuar për lëkurën e tij, nuk pyet për asgjë. Pra, ne duhet t'i japim përgjigje Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco