Kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar të flasë me krenari për projektet me kompaninë izraelite të pezulluar nga NATO për korrupsion. Nga ‘Tirana Economic Forum’ u shpreh se tashmë ushtria shqiptare ka hyrë në një fazë të re insvestimesh dhe zhvillimi.
Syri tv
Ndërsa në NATO ka plasur skandali për korruptimin e zyrtarëve të Aelancës, por edhe të vendeve anëtare të Aleanës nga izraelitët e Elbit System, me të cilët kryeministrit Edi Rama ka firmosur marrëveshje për projekte në Ushtrinë Shqiptare, sot Rama ka vijuar të flasi me krenari për këto projekte, edhe pse NATO i ka pezulluar që prej muajit korrik.
Sipas të dhënave nga Thesari, për kompanitë e lidhura me shtetasit izraelitë janë dhënë miliona euro për zbatimin e projektit të armatimit. Ndërkaq, edhe pse e pezulluar nga NATO, qeveria shqiptare vijon marrëveshjet edhe me Elbit Sistem, por pa bërë transparencën e nevojshme për projektet ushtarake apo koston e tyre.
© SYRI.net