SYRI siguron pamje nga atentati: Çasti kur autori me kapuç në kokë godet për vdekje biznesmenin Mondi Mëhalla

SYRI siguron pamje nga atentati: Çasti kur autori me kapuç në kokë godet për vdekje biznesmenin Mondi Mëhalla

18:38, 02/12/2025

Pamjet ekskluzive të siguruara nga SYRI hedhin dritë mbi momentet e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së dielës, 30 nëntor 2025, ku u ekzekutua biznesmeni i njohur elbasanas Mondi Mëhalla, 43 vjeç.

Në fotografinë e siguruar shihet një nga autorët, tërësisht i maskuar, teksa drejton armën drejt viktimës në çastet vendimtare të ngjarjes. Figura e autorit është e mbuluar, ndërsa qëndrimi dhe drejtimi i armës tregojnë se atentati është kryer me qetësi dhe saktësi të lartë.

Pak orë më parë policia ka arrestuar ish ortakun e Mëhallës në biznesin taksi (“EL-TAXI”), Xhino Ago pasi 'nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani'. 

Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar ‘Strike” u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike" thuhet në njoftimin e policisë ku nuk zbulohet motivi i këtij krimi.

Sipas hetimeve të para, autorët kanë ndjekur me kujdes lëvizjet e biznesmenit. Pasi janë bindur se momenti ishte i përshtatshëm, kanë hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur me dy plumba në kokë, ndërsa Mëhalla sapo kishte dalë nga pika e karburantit të tij “Xhaxhi Oil” dhe po përgatitej të largohej me automjetin “Range Rover”.

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco