Skandali, Manastirliu sillet si kryetare ‘de facto’ e bashkisë Tiranë/ Haxhimali: Kush ia dha mandatin?

Skandali, Manastirliu sillet si kryetare ‘de facto’ e bashkisë Tiranë/ Haxhimali: Kush ia dha mandatin?

10:18, 02/12/2025

Kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, po udhëheq diskutimet për buxhetin e Tiranës - një sjellje që eksperti i pushtetit vendor e cilëson në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për vetëqeverisjen vendore.

“ Kush ja dha mandatin?” thotë Agron Haxhimali i ftuar në studion e “Kafe Shqeto” në Syri Tv, duke ngritur shqetësimin për paradokse të tilla që bien ndesh ndaj ligjeve në fuqi.

Në një analizë të detajuar, Haxhimali thekson se ligji për vetëqeverisjen vendore është i qartë në përcaktimin e aktorëve përgjegjës për procesin e buxhetimit.

"Në mungesë të kryetarit të bashkisë, kompetencat i kalojnë nënkryetarëve, administratës dhe Këshillit Bashkiak. Pra ligji, nuk parashikon asnjë rol për kandidatët apo figura të tjera politike jashtë këtyre strukturave. Përfshirjen e Manastirliut në një proces thelbësisht teknik si buxhetimi, e sheh si një përpjekje për ta politizuar atë dhe për të krijuar konfuzion.

 “Paradokse. Jetojmë në Tiranë. Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë. Sepse ligji ka parashikuar qartë që në mungesë të kryetarit të bashkisë, të gjithë aktorët që merren me përgatitjen e buxhetit, me propozimet dhe konsultimin e buxhetit. Në mungesë të kryetarit janë nënkryetarët, zyrtarët vendorë dhe Këshilli Bashkiak.

Ligji nuk parashikon asnjë rol për kandidatin apo kandidatët, apo individë të tjerë të dalin në fushatë për buxhetin e bashkisë.

 Pse e ka thënë ligjvënësi këtë?

Në qoftë se dalin të gjithë kandidatët, çfarë do të ndodhi me buxhetimin e Tiranës? Do të krijojmë një, një çoroditje të thellë, do krijojmë një sistem edukimi, ndërgjegjësimi për qytetarët për një proces që në vend që t'i japim rëndësi teknike, e përdorim për rëndësi elektorale.

Kush ja dha mandatin? Nuk është mandat për pushtetin vendor për të diskutuar. Është deputete të ri në parlament. Edhe në kontekstin etik dhe institucional” thotë Haxhimali.

Një tjetër argument i fortë lidhet me parimin e ndarjes së pushteteve. Haxhimali argumenton se deputetët e Kuvendit kanë mandat për të diskutuar dhe miratuar buxhetin kombëtar, ndërsa nuk kanë asnjë kompetencë ligjore mbi buxhetet lokale. Përfshirja e një deputeteje në diskutimet për buxhetin e kryeqytetit është tejkalim i mandatit të saj dhe një ndërhyrje në punët e pushtetit vendor.

Ka dhe diçka tjetër. I kemi të ndarë pushtetet në demokraci.

Deputetët merren me politikat dhe buxhetin kombëtar, nuk kanë punë me buxhetin lokal.

Nuk ka datë zgjedhjesh, atëherë si mbahet fushata? Si i jepet hapësirë mediatike, politike, hapësirë bashkiake personave të tillë? Ndaj është krejtësisht gabim.

Pse e trajton buxhetin e një kryeqyteti, të 600.000 banorëve?

Pse e bën elektoral me zor? Imponon qytetarët apo të gjithë mediat apo të gjithçka tjetër të sillen rreth këtij konfuzioni.

Kandidatja është kandidate brenda partisë së vet, nuk ka datë zgjedhjesh, duhet të rrijë në një anë. Derisa të shpallet vakancë, institucionet, komisioni qëndror i zgjedhjeve, institucione të tjera, të hapin fushatë, aty mund të dali.

Pse kjo administrata e Bashkisë Tiranë i bashkangjitet zonjës Manastirliu? Pse të mos i bashkangjitet dhe kandidatit të opozitës kjo? Pra shiko që kemi një qasje jo proporcionale të shfrytëzimit të burimeve bashkiake dhe institucionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco