Martin Henze, njĂ« nga figurat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« politikĂ«s ekonomike nĂ« Gjermani, kĂ«shilltar pĂ«r çështjet ekonomike pranĂ« CDU-sĂ« dhe ish-kĂ«shilltar i afĂ«rt i kancelares Angela Merkel, mbajti sonte njĂ« fjalim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m gjatĂ« tubimit tĂ« pĂ«rnatshĂ«m nĂ« âRrugĂ«n e ShpresĂ«sâ.
Me eksperiencën e tij të thellë në çështjet ndërkombëtare dhe rolin e tij si mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në arenën evropiane, Henze vuri theksin te sfidat e mëdha që vendi po përjeton nën qeverisjen e Edi Ramës, duke paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të kërkojnë deri në një revolucion.
'Sot, mbi 32 vite pasi Shqipëria fitoi të drejtën për të përcaktuar fatin e saj, sfida vazhdon, për ta çuar Shqipërinë përpara, për ta përmirësuar.
Sfida vazhdon për shkak të qeverisë Rama.
Sfida vazhdon, sepse zgjedhjet në Shqipëri janë manipuluar, që prej vitit 2013 rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë braktisur vendin.
Ajo vazhdon sepse korrupsioni qeveritar i administratës Rama, eksporti i drogës drejt Evropës, pastrimi i parave dhe trafiku i njerëzve janë rritur në mënyrë eksponenciale.
Sfida vazhdon, sepse pĂ«rpara zgjedhjeve tĂ« ardhshme parlamentare nĂ« vitin 2025, autokracia e RamĂ«s pĂ«rpiqet tâi mbyllĂ« gojĂ«n shqiptarĂ«ve me represion, si nĂ« Mianmar apo MoskĂ«, si nĂ« kohĂ«t komuniste nĂ« ShqipĂ«ri para vitit 1992.
Liderët e opozitës, si Sali Berisha, kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Bejleri, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ervin Salianji, janë arrestuar pa asnjë bazë ligjore.
Kjo është Shqipëria e vitit 2024. Shqipëria është në rrugën drejt një shteti policor, të orientuar nga Moska, sipas modelit serb, siç thotë edhe gazeta më e madhe evropiane, Bild, e drejtuar nga mafia e qeverisë Rama.
Por revolucioni i vitit 1992 vazhdon tani në 2024. Viti 2024/2025 është për të ardhmen e Shqipërisë, ashtu si në 1992.
Ne gjermanët nuk qëndrojmë në anën e një partie që erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara nga Rama.
Jo, ne gjermanët qëndrojmë në anën e popullit të vuajtur shqiptar, në anën e opozitës shqiptare dhe të liderit të saj, Sali Berisha..'- u shpreh Henze.
© SYRI.net