Situatë problematike paraqitet qytetin e Durrësit ditën e sotme për shkak të reshjeve të denduara të shiut.
Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj në një video të publikuar në Facebook, i bën thirrje kryetares së bashkisë Durrës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme, pa pritur që që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë territorit.
VIDEOJA:
Përshendetje nga Durrësi! Jam shume kurioze të di se ku janë Emergjencat Civile në Durrës?
Apo të presim që Kodra e Currilave të zbresë në det?
Apo të presim që Erzeni të dalë nga shtrati e të përmbyten sërisht shtëpi të tëra?
Apo të presim që të këputen "fijet e filispanjës" të Osshe-s dhe fshatra të tërë të mbesin pa drita?
Apo të presim që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë Plazhin, Shkozetin e Durrësin, dhe te notojmë në ujëra të ndenjura?
Është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?
© SYRI.net