Deputeti i PD Sajmir Korreshi në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës' u shpreh se deputetët e PD nuk janë punëtorët e Edi Ramës, por janë të zgjedhur me 650.00 vota demokratësh që nuk e kanë votuar Edi Ramën.
'Ne i kemi provuar të gjitha, me denoncime, e kemi provuar me të gjitha mënyrat por ju e patë se çfarë na bënë, por na kanë dënuar të gjithëve, as në 47 nuk ka ndodhur kjo me deputetët e opozitës.
Asnjë nuk e meriton ktë, ato nuk janë karrige dhe ne nuk jemi punëtorët e Edi Ramës, nuk jemi punëtorët e mamicës së kuvendit, në jemi të zgjedhur me 650.00 vota demokratësh që nuk e kanë votuar Edi Ramën.
Ju e shikoni, sot është dita e 276 e qëndresës dhe përditë e përjetoni,kurrë më parë nuk ka ndodhur të dënohet lideri i opozitës dhe të rrijë në shtëpi, aq më tepër duke dënuar padrejtësisht, i vetmi që ndodhet në burg për shpifje është Ervin Salianji, ju dërgon të fala, ne më miqtë e kemi takuar dhe është në mbështetje të fortë të çdo demokrati.'
© SYRI.net