Në drejtorinë e Policisë së Tiranës pritet të vetëdorëzohet deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua me një vendim politik nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie, pasi denoncoi publikisht si narkotrafikant, vëllain e dënuar në Itali, të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Nga VIDEO e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohet avokati i tij, Ledio Braho i cili ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i cili mbrojti deputetin Salianji gjatë gjykimit në Apel.
Sipas burimeve për mediat, deputeti Ervin Salianji mund të vuajë dënimin në burgun e Fierit.
© SYRI.net