Automjeti i Sokol Kajoshit ishte objektivi i të shtënave me armë zjarri që u regjistruan disa momente më parë në lagjen Rus, Shkodër.
Bëhet fjalë për një automjet “Range Rover” të bardhë, të cilin mund ta dalloni edhe në foto.
Persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar drejt automjetit luksoz, por nuk raportohet për të lënduar.
Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për gjurmimin e autorëve.
NJOFTIMI ZYRTAR
Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.
© SYRI.net