Banditët e Edi Ramës godasin të rinjtë në Milano/ Berisha nxjerr VIDEO-n e plotë: Heronjtë e Diasporës!

18:29, 26/05/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar videon e plotë, ku kriminelët e Edi Ramës që i garantojnë takimin farsë në Milano me gjoja diasporën shqiptare, godasin me grushta të rinjtë të cilët shpalosën banderolën ku i kërkojnë kryeministrit shqiptar të drejtën e votës.

Nga pamjet e publikuara dallohet se si banditët e Ramës përplasen me të rinjtë aktivistë, duke i tentuar t’i marrin banderolën dhe në momentin që kanë hasur rezistencën e tyre i kanë goditur me grushta dhe i kanë nxjerrë nga salla ku po zhvillohej takimi farsë me gjoja diasporën, pasi njësoj si në takimin e Athinës në Greqi i cili u demaskua se ishte një takim me administratën shqiptare e cila ishte zhvendosur me autobusa dhe avionë, njësoj edhe në takimin e Milanos ka ndodhur e njëjta gjë.

Heronjtë e Diasporës! Video e plotë e momentit të të rinjve që u përplasën në Milano me kryetradhëtarin dhe kryehajdutin e kombit Edi Rama për të drejtën e votës së Diasporës’, shkruan Berisha në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco