Këlliçi: Organizata Kriminale 5D, me në krye kapobandën Erion Veliaj do shpërbëhet deri në fund

Këlliçi: Organizata Kriminale 5D, me në krye kapobandën Erion Veliaj do shpërbëhet deri në fund

13:55, 05/04/2024

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi pas protestës së mbajtura nga Alenaca ëpr Mbrojtjen e Kuvendit është shprehur se organizata Kriminale (financiare dhe politike) 5D, me në krye kapobandën Erion Veliaj do shpërbëhet deri në fund.

Këlliçi ka theksuar se mekanizmi i zhvatjes së taksave tona, nga një bandë zyrtarësh publikë, si rasti që pamë me dosjen 5D ishte vërtet shokues.

Postimi:

Organizata Kriminale (financiare dhe politike) 5D, me në krye kapobandën Erion Veliaj do shpërbëhet deri në fund. Përgjegjësit e vjedhjes së taksave tona, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, pronari i hotelit 15 milionë euro në Durrës, do të përgjigjet para popullit të Tiranës dhe jo vetëm.

Qytetarët kërkojnë sot largimin nga zyra të përfaqësuesit më dinjitoz të një pushteti të degraduar nga vjedhja, abuzimi, shpërdorimi dhe makutëria për të kontrolluar gjithçka.

Mekanizmi i zhvatjes së taksave tona, nga një bandë zyrtarësh publikë, si rasti që pamë me dosjen 5D ishte vërtet shokues. Jo thjeshtë për nga sasia e parave të vjedhura, por, më shumë nga flagranca, nga mënyra e vjedhjes. Ata janë sjellë me bashkinë dhe me taksat tona si banditët që grabisin një bankë, dhe pastaj ulen dhe ndajnë paratë e grabitura nën avujt e alkoolit dhe drogës.

Ata u sollën me pushtetin si bishat që shqyejnë prenë e tyre. Sepse ata ashtu e morën pushtetin, nuk e fituan, ata e grabitën pushtetin dhe mendonin se tashmë ai është pronë e tyre.

Ne nuk jemi këtu për kërkuar zëvendësimin e një kryetari bashkie me një tjetër. As rrëzimin e një qeverie, për ta zëvendësuar me një qeveri të radhës. Ne nuk duam thjeshtë rrëzimin e një pushteti. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë se kaq, ne duhet të çmontojmë një filozofi politike, që bazohet mbi zhvatjen e pasurisë kombëtare, të pronës dhe taksave të qytetarëve, për të blerë pushtetin sërish me këto para.

Ne nuk do të mjaftohemi me denoncimet dhe nuk duhet të festojmë arrestimet. Ne duhet të punojmë seriozisht për tu paraqitur qytetarëve një projekt të ri. Jo një kryetar të ri bashkie dhe një kryeminsiër të ri, por një filozofi të re qeverisëse. Të kundërtën e këtij modeli bastardësh që po kundërshtojmë sot.

Bashkë do i’a dalim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco