Grenell: Trump do fitojë! Nuk u duhet mbyllur goja atyre me të cilët nuk je dakord, as t’i arrestosh, as të vendosësh sanksione kundër tyre

21:17, 18/03/2024

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, ambasadori Richard Grenell është shprehur se, Donald Trump do të fitojë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Grenell u shpreh se, politika duhet të jetë më pak e pistë.

‘Nuk u duhet mbyllur goja atyre me të cilët nuk je dakord, as t’i arrestosh, as të vendosësh sanksione kundër tyre. Kjo është e gabuar’, tha Grenell në SYRI TV.

Çim Peka: Ambasador, kur të vini në Shqipëri, besoj se do të jeni këtë verë. Në rast se do ta ndihmoni presidentin Trump dhe ai është realisht i interesuar për ti shkuar çështjes së McGonigal deri në fund, aty ku do të pimë një kafe bashkë, ngjitur do të bëj me gisht dhe do të ju ndihmoj që të gjeni një bashkëpunëtor të McGonigal.

Richard Grenell: Si ish-drejtor në Detyrë i Shërbimit Informativ Kombëtar, unë kam lexuar dosjen që u paraqit për këtë ide, për këtë mashtrim, se Donald Trump ishte caktuar nga rusët. Ishte një ide e çmendur, plot me gabime, përbaltje dhe kësisoj nuk mundi të qëndronte. Madje edhe kur po shkatërrohej, kishte disa në administratën amerikane që u përpoqën ta mbulonin. Amerikanët tani e dinë të vërtetën. E dinë se ishte mashtrim i instrumentuar nga kundërshtarët politikë të Donald Trumpit. I kthehem asaj që thashë në fillim. Politika duhet të jetë më pak e pistë. Nuk u duhet mbyllur goja atyre me të cilët nuk je dakord, as t’i arrestosh, as të vendosësh sanksione kundër tyre. Kjo është e gabuar. Duhet të kemi debate. Duhet të keni diskutime dhe njerëzit të vendosin kush është udhëheqësi dhe udhëheqësi të punojë për t’ua përmirësuar jetën amerikanëve, në rastin tonë. Duhet të tregohemi vigjilentë në këto zgjedhje, sepse pala tjetër, opozita, po armatos pushtetin për të shkatërruar Donald Trumpin. Por ne nuk do ta lejojmë në Amerikë, nuk mund ta lejojmë. Duam që populli që shohë faktet dhe të votojë me mirëbesim. Unë jam besimplotë se nëse ka zgjedhje të lira dhe të drejta, Donald Trumpi do të fitojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco