Beqajt iu komunikua akuza për shpërdorim detyre/ SPAK amniston shokun e Edi Ramës

Beqajt iu komunikua akuza për shpërdorim detyre/ SPAK amniston shokun e Edi Ramës

08:50, 18/03/2024

Ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas komunikimit të akuzave nga SPAK.

Ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterizimeve.

Sipas tij, të mos merresh në një hetim të tillë me detaje të tilla, do të thotë të mos e kesh kuptuar çështjen.

“Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para.”, tha ai.

Ndërkohë që prokuroria e ka akuzuar mikun e kreut të qeverisë vetëm për shpërdorim detyre.

Mesohet se Beqajt i ndryshon tani, zyrtarisht pozita ligjore, merreti i pandehur por vetëm për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco