Diktatori në Tiranë dhe përballja me të

Diktatori në Tiranë dhe përballja me të

12:31, 03/01/2024 Nga Ndriçim Kulla

 Duke i  pushtuar  të gjitha majat e pushtetit diktatori tashmë ka rënë në një rreth vicioz. E vërteta ka humbur tërësisht vlerën e saj në regjimin e tij. Janë forcuar pozitat e servilëve dhe lajkatarëve ndaj udhëheqësi gjenial. Shërbimi  është zëvendësuar me nënshtrimin. Nga agjentët e zakonshëm tek shefat e tyre, që të gjithë i thonë liderit vetëm atë që dëshiron të dëgjojë ai. Të tjerët mënjanohen.

Fyhreri nuk mund ta ketë kurrë gabim. Ndërkohë, u mbyllet goja edhe burimeve të tjera të së vërtetës. Është e kotë të ndjekësh mediet zyrtare. Ato nuk pasqyrojnë realitetin, vetëm  sa e manipulojnë atë. Mediet opozitare në Shqipëri sot i kërcënon me mbyllje ose i vetëdetyron të bëhen aq të parëndësishme sa që tirani nuk mund t’ua dëgjojë zërin. Hidhen në erë me tritol, asete të rëndësishme pronash, të cilat suportonin emisione dhe suplemente letrare, që mbanin në këmbë kulturën, artin dhe të vërtetën. Gazetarët që thonë të vërtetën shpërfillen. Tek e fundit çfarë mund t’i thonë atij agjentët e armikut? Analiza kritike është zëvendësuar nga propaganda, dhe askush nuk duhet të thotë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Sa më gjatë të jetosh me iluzione, aq më e vështirë është të heqësh dorë prej tyre.

Bastioni i fundit i së vërtetës kanë mbetur miqtë personalë të liderit global, “garda e vjetër”. Ata që kanë qenë aty që në fillim, dhe e kanë ndihmuar udhëheqësin të ngjitet në pushtet dhe të kap të gjitha pushtetet. Vetëm  një grup të vogël  ka  ende mundësinë të rrezikojnë, duke e kundërshtuar, duke ia vënë në dukje gabimet dhe duke i sugjeruar një metodë tjetër për zgjidhjen e problemeve.

Tirani  është i vetëmbarsur për vetveten me  tiparin hyjnor që nuk e ka njeri dhe ata që i kujtojnë se është gjithsesi një njeri si gjithë e tjerët bëhen armiq. Askush nuk duhet që t’i kujtoj dobësitë e tij dhe gabimet e rinisë, tiranit tonë. Kështu autokrati ka hequr dhe po  heq qafe miqtë e vjetër dhe rrethohet me njerëz të rinj, të cilët, janë besnikë jo ndaj një ideje apo tradite, por ndaj tij personalisht. Vetmia e tij është  bërë absolute, ndërsa edhe  rënia  po bëhet thuajse e pashmangshme.

Stalini e arriti vetminë e tij absolute në vitin 1938, kur ekzekutoi mikun e tij të fundit që nuk kishte frikë t’i kundërvihej, Nikolai Bukharin, duke lënë gjallë vetëm disa servilë që nuk iu ndihej zëri, si Kalinin, ose tiranë më të vegjël si Beria.

Sot në Shqipëri të grijnë mizat mediatike të kontrolluara nga regjimi dhe ato pak media të pavarura , ndiqen këmba këmbës me gjyqe, burgosje dhe sekuestrime pronash.  Parlamenti nuk është  më vend për diskutime dhe ide, por ekziston veçse si një gërmadhë, një tribunë e pluralizmit dhe e mendimit të lirë që duhej. Sunduesi ka pushtuar çdo institucion të pavarur dhe ligjet i ka zëvëndësuar me  kokën e   marrëzive të tij.  Asgjë nuk është si më parë, si në aspektin demokratik, politik, ashtu edhe në aspektin social.

Vendimi për të burgosur liderin e opozitës ka qenë me kohë një “pushtim” në kokën e diktatorit, sepse ai e kishte dhe e ka  problem të madh ekzistencën e tij në politikë dhe nuk duhet të jetë e mundur që dikush ta sfidojë apo ta kontrollojë demokratikisht.

Në filmin “Llamba e Aladinit” përshkruhet me sarkazëm e nota komike, admirali Aladin (emri merr shkas nga tregimi arab, Llamba e Aladinit), një figurë që duket qartazi e frymëzuar nga diktatorë si Muammar Gaddafi, i ekzekutuar pas protestave masive të popullit në Libi.

Shumë filozofë dhe psikologë janë munduar të krijojnë një identitet të diktatorëve: Ç’i shtyn ata drejt shtypjes, dhunës dhe prangave për kundërshtarët e vet?! Apo të tjera pyetje, si  p sh , pse sjelljet e tyre janë “të çuditshme” për syrin e masës?! Çfarë i shtyn ata t’i kryejnë këto veprime?!

Fred Coolidge, profesor psikologjie në Universitetin e Kolorados në Shtetet e Bashkuara, ai që ka profilizuar diktatorë “me emër”, që nga Kim Jong-Il, tek Saddam Hussein e Adolf Hitler, thotë se diktatorët që nga lashtësia, në dukje kanë një vetëbesim të madh, duke arritur deri në atë pikë sa të besojnë edhe vetë që “çfarëdo që ata bëjnë, është ajo e duhura”.

Diktatori ynë vuan nga kjo marrëzi që në psikologji quhet personalitet i dyfishtë, të shprehura me narcizëm, paranojë dhe sadizëm.

A do të përplaset shoqëria shqiptare  me një shtypës të tillë në ditët e ardhshme, i cili duket fare hapur se e ka humbur tashmë kontrollin?

A do t’i paraprijë kolapsit një shtypje në shkallë më të gjerë?

Pra thënë shkurt: A do të mbetet Rama në këtë botë iluzionesh, në Tabil Sarajin e krijuar vet me taborrin e tij i shkëputur nga realiteti, duke e marrë me vete në greminë gjithë të ardhmen e Shqipërisë?

Përgjigjen për këtë  shpresoj se do ta kemi shumë shpejt.

Në vitin 65 të erës sonë, perandori i Romës, Neroni, urdhëroi Senekën që të bënte vetëvrasje. Një vit më vonë, edhe Petroniusi vrau veten. Që të dy kishin qenë miq dhe këshilltarë të perandorit. Në më pak se dy vjet, çmenduria e sundimtarit çoi në revoltën e legjioneve romake në Gali, që u pasua nga vdekja e vetë Neronit.

Pozicioni i Kryeministrit uzurpues në Tiranë është dobësuar shumë përmes skandaleve galopante të korrupsionit, uzurpimit të drejtësisë, lobimeve të pista për të shkatërruar opozitën shqiptare , grabitjes së zgjedhjeve etj ,etj ndërsa shumë nga më të mirët dhe më të ndriturit vazhdojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo krizë e stërgjatur qeverisjeje i ka kushtuar Shqipërisë  kohë, talent dhe pasuri të mëdha. 

Sidoqoftë, ka edhe erëra kundër ndryshimit që nuk mund të anashkalohen; përmendim këtu rritjen e demagogëve populistë te dezinformimi  dhe përforcuesit e shumtë përmes medieve sociale. Kjo është një kujtesë se tejkalimi i pashmangshëm nga shoqëritë që përpiqen të kontrollojnë qeniet njerëzore në fund të fundit nuk është i  lehtë dhe  i qëndrueshëm, sepse ata përdorin levat e frikës dhe lakmisë për t’i detyruar njerëzit të nënshtrohen – por mund të kenë sukses  vetëm për një kohë.

Megjithatë peshorja duket qartë se po anon drejt demokracisë. Ky është rikujtues se njerëzit në fund të fundit kanë fuqinë dhe se – me gjithë pa përsosmëritë tona – demokracitë kanë forcë më të qëndrueshme për shkak të lirisë, diversitetit dhe krijimtarisë sonë. Është koha për të rivendosur besimin tonë në këtë konflikt të rënd  midis demokracisë dhe autokracisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco