'Çështja Berisha'/ Dyshimet e Elmar Brok: 1 vit para zgjedhjeve arrestohet dhe ndalohet të komunikojë me partinë e tij

'Çështja Berisha'/ Dyshimet e Elmar Brok: 1 vit para zgjedhjeve arrestohet dhe ndalohet të komunikojë me partinë e tij

21:06, 02/01/2024

Media gjermane BILD ka kontaktuar liderin e opozitës shqiptare, i cili ka folur nga arresti shtëpiak.

BILD gjithashtu ka kontaktuar edhe një njohës shumë të mirë të Shqipërisë dhe Ballkanit, siç është, Elmar Brok, ish kreu i komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian për një kohë shumë të gjatë.

Brok është pyetur nga BILD rreth rastit të arrestimit të lidertit të opizitës shqiptare. “Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri.”,- është shprehur Brok.

Politikani i lartë gjerman dhe europian ka ngritur gjithashtu dyshime se Berisha po përsekutohet politikisht, pasi çështja e supozuar ndaj tij është hapur pas 15 vjetësh dhe vetëm 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme ai është izoluar që të mos takojë njerëzit e partisë së tij.

Dikush që njeh Ballkanin po aq mirë sa Rama dhe Berisha është Elmar Brok (77, CDU). Shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit të BE-së shikon Tiranën me mosbesim, shkruan BILD.

 

Komenti i Brok për BILD:

“Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që, 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe një ndalim i gjerë i komunikimit edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco