VIDEO-SYRI TV/ Të rinjtë europianë i bashkohen PD, Angrisano: Po rrezikohet integrimi në BE

14:03, 02/01/2024

Tubimit në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha iu bashkuan edhe të rinjtë e të djathtës evropianë. Ata shprehën shqetësimin për situatën e demokracisë në Shqipëri. Carlo Angrisano, sekretari i rinise konservatore në Spanje deklaroi se qeveria shqiptare, po rrezikon integrimin e vendit, duke përdor institucionet kundër opozitës, ndërsa Julieta Herrerria, sekretare e rinise konservatore ne Ekuador u shpreh se në vitet e fundit, Shqipëria po ofron vetëm korrupsion dhe krim.

Nga SYRI TV

Të rinjtë e djathtë europiane, ju bashkuan tubimit solidarizues, të mbajtur poshtë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, duke shprehur mbështetjen për të dhe shqetësimin, që Shqipëria po I largohet vlerave europiane dhe po rreshtohet krah vendeve diktatoriale.

Carlo Angrisano, sekretari i Rinisë konservatore në Spanje deklaroi se qeveria shqiptare po i përdor institucionet kundër pluralizmit, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 ‘Jemi këtu sot sepse si të rinj që jemi pro demokracisë, pro sundimit të ligjit, ne kemi një detyrë ndaj të rinjve shqiptarë që janë duke luftuar për demokracinë, në vendin e tyre. Në Shqipëri, qeveria po shpërdoron mundësinë për të aderuar në Bashkimin Europian, sepse po i përdor institucionet kundër opozitës dhe po vendos në rrezik të gjitha gjërat per të cilat ky vend ka luftuar në më shumë se 30 vjet. Nuk funksionojnë kështu demokracitë perëndimore. Madje është e kundërta që Shqipëria duhet të bëjë. Dua ti shpreh gjithë mbështetjen time, Forumit Rinor të PD dhe gjithë rinisë shqiptare që po lufton për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e brezave që do vijnë’, u shpreh Carlo Angrisano, sekretari i Rinisë Konservatore në Spanjë.

Angrisano komentoi edhe ndalimin e komisioneve hetimore, duke e cilësuar si një vrasje të demokracisë parlamentare.

Edhe Julieta Herrerria, sekretare e Rinisë Konservatore në Ekuador shprehu mbështetjen për kauzën e opozitës ndërsa theksoi shqetësimin për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, të ngjashëm me atë të Ekuadorit.

‘Vendet si Shqipëria duhet të punojnë më shumë që mos të ofrojnë si shkëmbim vetëm korrupsion dhe krim, por vlerat e mëdha që kanë. Ky duhet të jetë fokusi i qeverisë. Mendoj se Shqipëria është në udhëkryq për të kuptuar nëse kjo është qeveria që duan të kenë dhe që i përfaqëson ata, apo ekzistojnë alternativa më të mira të opozitës që mund ta ndryshojë këtë situatë’, deklaroi Julieta Herrerria, sekretare e rinise konservatore në Ekuador.

Dy politikanët e rinj, u shoqëruan nga kreu i forumit rinor të PD, Besart Xhaferri, i cili deklaroi se aksioni I opozitës do të intensifikohet në ditët e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco