Marrëveshja e refugjatëve, parlamenti italian thërret seancë diskutimit me 4 profesorë

Marrëveshja e refugjatëve, parlamenti italian thërret seancë diskutimit me 4 profesorë

10:55, 02/01/2024

Nga Alba Kepi

Komisioni i Çështjeve të Jashtme në Parlamentin italian thërret 4 profesorë e ekspertët më të mirë të së drejtës kushtetuese e të politikave europiane të emigracionit për të analizuar marrëveshjen mes Romës e Tiranës.

SYRI ka zbardhur axhendën e punimeve.

Parlamenti Italian nis axhendën e punimeve për vitin 2024 me draft ligjin mbi emigracionin mes Italisë e Shqipërisë, aprovuar nga qeveria Meloni pas Protokollit të nënshkruar më 6 nëntor në Romë mes kryeministrave të dy vendeve.

SYRI ka zbardhur axhendën e punimeve të Komisionit të Çështjeve të Jashtme e Komunitare të Parlamentit italian ku mësohet se më datë 8 janar 2024 ore 17:15 do të nis rrugëtimi parlamentar i kësaj marrëveshje.

Ky komision është i përbërë nga 29 deputetë mes të cilëve dhe ish-kryeministri Giuseppe Conte, sot lider i Lëvizjes 5 Yje, ish-kryetarja e Parlamentit Laura Boldrini, ish-Ministri për Çështjet Europiane në qeverinë Conte 2 , Vincenzo Amendola e drejtohet nga Giulio Tremonti i Partisë Fratelli D'Italia, ish zëvendës kryeministër e disa herë ministër në qeveritë e Silvio Berlusconit.

Akti parlamentar me numër 1620 ‘Ratifikimi dhe zbatimi i Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit, bërë në Romë më 6 nëntor 2023, si dhe rregullave të bashkërendimit me ligjin e brendshëm.’

Komisioni i Çështjeve të Jashtme e Komunitare në Parlamentin Italian ka thirrur në konsultë e dëgjesë mbi këtë marrëveshje

Satvinder Juss, profesor i së drejtës në King's College në Londër, (nëpërmjet videokonferencës); Mario Savino, profesor i së drejtës administrative në Universitetin e Tuscias; Alfonso Celotto, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin ‘Roma Tre’ (në videokonferencë) dhe Chiara Favilli, profesoreshë e së drejtës së Bashkimit Evropian në Universitetin e Firences (në videokonferencë),

Po ashtu në video konferencë rreth orës 18:20 të datës 8 janar është thirrur të relatojë dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi.

Profesori Satvinder Juss është një ekspert i politikave të emigracionit e të drejtave të njeriut, Ka punuar si konsulent pranë Organizatës Botërore të Refugjatëve e në disa programe të qeverisë britanike pranë Ambadasës së saj në Ankara.

Profesor Mario Savino drejton Komisionin shkencorë pranë Universitetit të Tuscias e është bashkautor i disa librave studimore mbi politikat europiane në çështjet e emigracionit, mbi krizën emigracionit e çështje të nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve të brezit të dytë si dhe autor i dy monografive me temë rregullin administrativ në krizën e emigracionit.

Profesor Alfonso Celotto, konsiderohet një nga ekspertët më të mirë të së drejtës kushtetuese e publike e Chiara Favilli profesoreshë e eksperte e politikave europiane e një nga zërat e parë kritikë ndaj marrëveshjes së nënshkruar mes Romës e Tiranës.

Për mediat italiane Profesoresha Favilli do të quante këtë marrëveshje ‘një mbrojtje gjetkë’. Për të ‘konsiderohet e pajtueshme me Konventën e Gjenevës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me ligjin e Bashkimit që parashikon nocionet e vendit të sigurt dhe vendit të tretë të sigurt.

Problemi është se kushtet që ai të jetë efektivisht në përputhje me këto rregulla janë aq të vështira për t'u përmbushur sa është pothuajse e pamundur të arrihet objektivi. Në Shqipëri do të jetë një çështje që të sigurohet që aplikimet të shqyrtohen në mënyrë adekuate, gjë që në Itali i besohet një komisioni të përbërë nga prefekti, përfaqësues të autoriteteve vendore, UNHCR, ndërmjetës, përkthyes etj.

Dhe kjo duhet të jetë rasti për shqyrtimin e ankimit të mundshëm nga gjyqtari i zakonshëm dhe padyshim për të drejtën e mbrojtjes që duhet të jetë efektive. Si siguroheni që të ketë të njëjtin ekzaminim administrativ dhe të njëjtin kontroll gjyqësor që ka në Itali?’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco