Vrasja e Nikulajt, lihet në burgu portugezi. Saraiva mohon: Në Shqipëri erdha për pushime

Vrasja e Nikulajt, lihet në burgu portugezi. Saraiva mohon: Në Shqipëri erdha për pushime

10:41, 02/01/2024

Gjykata e Lezhës la në burg portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Vendimi është dhënë gjatë seancës së paradites së sotme, ndaj portugezit që dyshohet se është vrasës me pagesë.

Por në seancë, Saraiva ka mohuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje, duke pretenduar se në Shqipëri kishte qenë me pushime.

‘Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë me pushime në Shqipëri. Jam njohur nga mediat me akuzat’, është shprehur në gjykatë i arrestuari Ruben Saraival, gjatë seancës gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco